Cakaj: Bashkëpunimi me Mesdheun, në qendër të kryesisë shqiptare të OSBE-së në 2020

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konferenca Mesdhetare e OSBE-së që ka kulmuar me kryesimin e Grupit të Kontaktit për Mesdheun nga Shqipëria, me pjesëmarrjen e 57 vendeve anëtare, si dhe vendeve mesdhetare, si: Egjipti, Jordania, Izraeli, Algjeria, Maroku dhe Tunizia, ka mbyllur siparin në Tiranë.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u shpreh në mbyllje të kësaj Konference se Shqipëria ka zhvilluar një program përmbajtjesor bashkëpunimi në fushën e rinisë, ekonomisë, energjisë, sulmeve kibernetike dhe luftës kundër terrorizmit.

“Sot mbyllëm Konferencën Mesdhetare në Tiranë. Si kryesuese e Grupit të Kontaktit të Mesdheut, Shqipëria ka zhvilluar një program përmbajtjesor bashkëpunimi në fushën e rinisë, ekonomisë, energjisë, sulmeve kibernetike dhe luftës kundër terrorizmit,” shprehet Cakaj.

Sipas tij, bashkëpunimi me Mesdheun do të jetë në qendër të kryesisë shqiptare të OSBE-së gjatë vitit 2020.

“Në takim u diskutuam një varg ndryshimesh strukturore në funksion të forcimit të marrëdhënies mes vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe partnerëve të Mesdheut. Bashkëpunimi me Mesdheun do të jetë edhe në qendër të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së 2020”, deklaroi Cakaj./ATSH/

Share This Article