ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’ 1 hour ago
Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro 1 hour ago
Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga 1 hour ago
Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit” 2 hours ago
Të shtëna drejt kandidatit të BDI-së në Maqedoninë e Veriut 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Debati ne ekran/ Si e humbi toruan Rama për paratë e pista

albnews by albnews
9 May, 2023
in Albania
0
Debati ne ekran/ Si e humbi toruan Rama për paratë e pista
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kur Edi Ramën e nxjerr nga batutat, tallavaja dhe ofendimet është shumë e lehtë që të dalë bllof.

Kjo i ndodhi kryeministrit gjatë një debati tek “Të Paekspozuarit”, për pastrimin e parave në industrinë e ndërtimeve në Tiranë. Shumë raporte ndërkombatare madje dhe Departamenti i Shtetit apo BE, ka ngritur alarmin për lekët e krimit që pastrohen në Tiranë.

RelatedPosts

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

Neritan Sejamini e pyeti se si shpjegohet që miliardat që janë hedhur për ndërtimet në Tiranë nuk justifikohen aspak me kreditë që kanë dhënë bankat. Gjithësej argumentoi ai në periudhën 2020-2022 janë dhënë leje për 2,37 milionë metra katrorë ndërtim.

Sikur ti marrim me një kosto minimale për 500 euro metri katërorë ato kushtojnë afërsisht 1.3 miliardë euro që janë investuar në këtë sektor. Por ndërkohë vazhdoi ai po për periudhën 2020-2022 bnkat kanë financuar me kredi vetëm 200 milionë euro. Atëhere pyetja është nga kanë dalë 1.1 miliardë euro që nuk kanë kaluar nga bankat?

A kemi të bëjmë këtu me para të papastra, të ardhuara nga aktivitetet kriminale dhe trafiku i drogës? A është kjo një provë që vërteton tezën që thonë institucionet ndërkombëatre të cilat e fusin Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave, apo përgjimet që flasin për shplarjen e parave të Ndraghetës? Duke kujtuar se pyetja mbaronte këtu kryeministri u relaksua.

Me lehtësi Rama iu përgjigj se këto ndërtime financohen nga blerja e drejtëpërdrejtë e qytetarëve. Pra sipas parimit të godinave që ngrihen duke u shitur që në gropë.

Por analisti nuk e kishte lënë me kaq hulumtimin. Sejamini hapi sërish statistikat. Dhe prej tyre rezultonte se, as investimi personal i qytetarëve për apartamente nuk justifikohej me kreditë që ata kanë marrë në bankë. “Vlera e këtyre apartamenteve nëse shiten me mesatarisht 1 mijë euro metri katror është 2.37 miliardë euro. Por ndërkohë për blerje apartamentesh qytetarët shqiptarë janë kredituar nga bankat vetëm ne 320 milionë euro. Pra bëhet fjalë për afro 2 miliardë euro para të padeklaruara që mbajnë në këmbë industrinë e ndërtimit” tha Neritan Sejamini.

Këtu Rama mbeti pa fjalë dhe filloi të shante me stilin e tij se gazetarët që kishte përballë ose nuk kuptonin ose nuk e donin të mirën e Shqipërisë. Nga argumenti logjik ai kaloi në sulm personal dhe propagandë zhurmuese. Edhe më keq shkoi biseda kur Enton Abilekaj dhe Neritan Sejamini këmbëngulën se këto shifra forcojnë dyshimet për shndërimin e Shqipërisë në një lavatriçe të pastrimit të parave kriminale dhe përligjin insistimin ndërkombëtar për të ndaluar një amnisti fiskale për paratë që vinë nga jashtë në Shqipëri. Aq shumë e humbi kryeministri toruan sa kur u hap tema e amnistisë që e ka futur qeverinë në telashe të mëdha me Londrën dhe Brukselin, ai tha një gjë që e përsërit në rrethe të ngushta, por nuk e bërtet fort publikisht: “Ata e bëjnë këtë se duan ti mbajnë në vendet e tyre këto para”, tha Rama.

Ai hodhi poshtë edhe raportin e Departamentit të shtetit që ngre shqetësimin për pastrimin e parave duke e quajtur atë një “copy paste” që përsëritet nga viti në vit. “Ju keni gjithë kohën që na përmendni DASH-in për ta parë Berishën sipas “Non gratës” që e ka damkosur ai, ndërsa për pastrimin e parave thoni se raporti ia fut kot” e mbylli bisedën gazetari duke faktuar se Rama ishte fare i pa përgatitur në këtë pikë dhe duke mos mbrojtur dot akuzat për pastrim parash.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’

Britanikja 13-vjeçe pezullohet nga shkolla për katër ditë sepse mbante ‘vathë të padukshëm’

7 October, 2025
Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

Shteti më i pasur i Europës kërkon punëtorë, paga deri në 10 mijë euro

7 October, 2025
Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga

Kryetarja e bashkisë në Gjermani në gjendje kritike pas sulmit me thikë, djali i saj 15-vjeçar në pranga

7 October, 2025
Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

7 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result