Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder është sërish në telashe për lidhjet e tij me Rusinë, pasi u zbulua se mori pjesë në një festë në ambasadën ruse në Berlin në “Ditën e Fitores”, që përkujton fitoren e rusëve ndaj nazistëve.
Schroeder , i cili më parë është kritikuar për lidhjet e tij me Rusinë, u pa së bashku me figura të larta nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë dhe partia e së majtës ekstreme Linke.
Të dy palët kanë qenë kritike ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Moskës në përgjigje të pushtimit të saj në Ukrainë.
Ish-kancelari socialdemokrat u pa në këtë ngjarje në pamjet e publikuara nga e përditshmja gjermane Bild. Schroeder ende nuk ka komentuar praninë e tij në pritje.