• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
VOA: Zgjedhjet në Turqi, Edogan në aleancë me një parti radikale

VOA: Zgjedhjet në Turqi, Edogan në aleancë me një parti radikale

by albnews
13 May, 2023
in Bota
0
1
VIEWS

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka formuar aleancë elektorale me partinë radikale islamiste ‘Huda Par’, për të konsoliduar bazën e tij kurde. Por aleanca ka shkaktuar debate, pasi partia Huda është akuzuar në të kaluarën për lidhje me dhunën politike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Diyarbakiri, qyteti kryesor turk me shumicë kurde.

Drejtuesit e Partisë AKP në Dijarbakir mburren në një tubim me votuesit për suksesin e arritjes së paqes. Jo shumë kohë më parë, zemra e qytetit ishte një fushë beteje mes forcave turke dhe grupit seperatist kurd PKK. Por tani qyteti është rindërtuar dhe po tërheq turistë. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Serif Aydin, drejtues i Partisë AKP në Dijarbakir.

‘Pritshmëria e parë në Dijarbakir është paqja. Paqja është fjala magjike dhe ata duan që paqja të vazhdojë. Këto vende kanë vuajtur shumë. Por ka pesë vjet që në Dijarbakir ka paqe dhe të gjithë e vlerësojnë këtë.’

Lufta e qeverisë kundër terrorizmit solli rrëzimin e shumë kryebashkiakëve të zgjedhur të qytetit, që i përkisnin partisë kryesore pro-kurde, përfshirë kryetarin e bashkisë së Dijarbakirit.

Analistët thonë se reagimi ndaj tërmeteve të shkurtit dhe krizës ekonomike po dëmton shanset e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për t’u rizgjedhur.

Vahap Coskun, analist politik në DISA, një institut kërkimor politik në Dijarbakir, thotë për Zërin e Amerikëse se ka rënë mbështetja kurde për zotin Erdogan.

 ‘Kemi një krizë të rëndë ekonomike dhe një rënie të jashtëzakonshme të demokracisë. Të drejtat dhe liritë themelore po kufizohen. Partia AKP ka mbyllur dritaren e demokracisë për çështjen kurde. Për shkak të këtyre faktorëve, mbështetja kurde për AKP-në ka rënë.’

Në përpjekje për të konsoliduar bazën e tij fetare konservatore, zoti Erdogan bëri një aleancë elektorale me partinë islamike kurde ‘Huda Par’. Por aleanca është e debatueshme, ((end credit)) pasi anëtarët e kësaj partie dyshohen për lidhje të hershme me grupin Hezbollah të nxjerrë jashtë ligjit. Grupi Hezbollah në vitet 1990 vrau dhjetëra njerëz, shumë prej të cilëve vdiqën në dhomat e torturave gjatë luftës me grupin separatist kurd PKK.

 ‘Huda Par nuk është përmbajtur, duke bërë deklarata në mbështetje të grupit Hezbollah. Kjo është arsyeja kryesore e reagimeve. Huda Par është një parti kurde dhe siç tregon edhe emri, ajo ushtron veprimtarinë e saj si parti kurde. Por banorët këtu thonë se ka pasur gisht në masakra të rënda në të kaluarën’, thotë Arjin Dilek Oncel, kryeredaktore e agjencisë së lajmeve Mezopotamya Ajansı.

Partia ‘Huda Par’ i hedh poshtë akuzat, duke këmbëngulur se është një parti e paqes dhe se kritikat ndaj saj janë të gabuara.

‘Do të ishte më e drejtë të flitej për çështjet e sotme, jo për problemet e 30 viteve më parë. Pesë, gjashtë vjet më parë shpërthyen bomba në disa zona në Dijarbakir dhe dhjetëra njerëz humbën jetën. Kush i vuri ato? PKK ishte përgjegjëse. A i dorëzoi armët PKK-ja? Jo’, thotë Seyhmus Tanrikulu, me komitetin kombëtar të partisë Huda Par.

Aleanca e zotit Erdogan me partinë Huda Par po rezulton përçarëse, ndërsa vëzhguesit paralajmërojnë se aleanca mund të largojë më shumë votues sesa të tërheqë dhe të thellojë më tej ndarjet në zgjedhjet tashmë tejet të polarizuara.

Previous Post

Kundërshtarët e Erdogan zotohen për një fillim të ri për të drejtat e njeriut turk

Next Post

80 vjetori i Zërit të Amerikës në Shqip

albnews

albnews

Related Posts

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot
Bota

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë
Albania

Erdogan mesazhe të forta nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane! Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë

16 May, 2025
Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s flet nga Tirana: ‘Topi’ në fushën e Putinit! Vlerësoj rolin e Trump në zhbllokimin e situatës
Albania

Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s flet nga Tirana: ‘Topi’ në fushën e Putinit! Vlerësoj rolin e Trump në zhbllokimin e situatës

16 May, 2025
Next Post
80 vjetori i Zërit të Amerikës në Shqip

80 vjetori i Zërit të Amerikës në Shqip

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4709 shares
    Share 1884 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM