ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC 7 hours ago
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm 7 hours ago
Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet 7 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

80 vjetori i Zërit të Amerikës në Shqip

albnews by albnews
13 May, 2023
in Diaspora
0
80 vjetori i Zërit të Amerikës në Shqip
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sot mbushen 80 vjet që nga emisioni i parë i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. Më 13 maj të vitit 1943, ndërsa bota ishte përfshirë në Luftën e Dytë Botërore, transmetimeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara iu shtua edhe gjuha shqipe.

Emisionet në shqip u ndërprenë për disa vite pas luftës, por u rihapën përsëri ndërsa bota e gjente veten në një luftë tjetër, atë që hyri në histori si Lufta e Ftohtë. Zëri i Amerikës në shqip, atëherë dhe sot, vazhdon të luajë një rol jetik për t’u sjellë shqiptarëve informacione të paanshme, të sakta dhe objektive, mbi zhvillimet në vendet e tyre, në botë dhe në Shtetet e Bashkuara. Në vazhdim ju ftojmë të ndiqni një kronikë të shkurtër mbi historinë e Zërit të Amerikës.

RelatedPosts

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

Më 13 maj 1943, nga studiot e atëhershme të Nju Jorkut, Zëri i Amerikës, foli për herë të parë në shqip.

Ndërsa bota ishte përfshirë në Luftën e Dytë Botërore, transmetimeve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara iu shtua edhe gjuha shqipe. Emisionet në shqip u ndërprenë për disa vite pas luftës, por u rihapën përsëri ndërsa bota e gjente veten në një luftë tjetër, atë që hyri në histori si Lufta e Ftohtë.

Zëri i Amerikës në shqip, atëhere dhe sot, vazhdon të luajë një rol jetik për t’u sjellë shqiptarëve informacione të paanashme, të sakta dhe objektive, mbi zhvillimet në vendet e tyre, në botë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Vetë Zëri i Amerikës ishte themeluar një vit më pare. Më 1 shkurt 1942, ndërsa bota po përjetonte mizoritë e Luftës së Dytë Botërore, folësi i emisionit të parë të Zërit të Amerikës, William Hale, e hapi programin me fjalët, që kanë hyrë tashmë në histori: “Ju flet Zëri i Amerikës! Lajmet mund të jenë të mira, ose të këqija për ne, por ne do t’ju themi të vërtetën”.

Në ditët e para, studiot e Zërit ishin në Nju Jork. Në vitin 1945, me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Shërbimi Shqip u mbyll. Por ndërsa Evropa u nda nga perdja e hekurt, për koiçidencë, po më 13 maj të vitit 1951, Shërbimi Shqip u rihap, për t’i vazhduar transmetimet pandërprerë deri në ditët e sotme.

Misioni i Zërit të Amerikës ishte depërtimi prapa Perdes së Hekurt, me lajme dhe informacione në vendet ku liria e shtypit ishte e kufizuar, ose nuk ekzistonte.

Ndonëse kanë kaluar disa dekada që atëhere, përhapja e së vërtetës, informacioni i saktë, objektiv, i paanshëm, vazhdon të jetë në qendër të misionit të Zërit të Amerikës, thotë shefi i Shërbimit Shqip Arben Xhixho.

Zëri i Amerikës ka qëndruar përherë pranë jush, në vitetet e errta të diktaturës në Shqipëri, në përpjekjet shumëvjeçare të shqiptarëve në Kosovë për liri e të drejta, dhe në dekadat e fundit, në përpjekjet e shqiptarëve për reforma, ngritjen e institucioneve demokratike dhe krijimin e qeverisjeve të bazuara mbi shtetin ligjor.

Fundi i viteve ’80 solli ndryshime historike në Evropën Lindore dhe Bashkimin Sovjetik. Disa besojnë se për këto ndryshime, të paktën pjesërisht, ndikoi edhe Zëri i Amerikës dhe transmetuesit e tjerë ndërkombëtarë perëndimorë.

 “Në Shqipëri, një vend i sunduar për 5 dekada nga një prej regjimeve më shypëse të Lindjes, Zëri i Amerikës, sipas shumë vëzhguesve luajti një rol kyç në procesin e demokratizimit të vendit, përmes mbulimit nga afër të protestave kundër komunizmit, duke u bërë stacioni i vetëm mediatik, ku opozita e re, që ishte në formim e sipër, mund të shprehte lirshëm mendimet e saj, megjithë kufizimet e asaj kohe. Kosova, paraqiste sfida të një tjetër natyre. Zëri i Amerikës kishte mbuluar prej vitesh nga afër përpjekjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për të bërë të njohur për publikun amerikan vuajtjet dhe kërkesat e shqiptarëve për liri. Këto dy ngjarje historike, rënia e komunizmit dhe lufta në Kosovë, e bënë Zërin e Amerikës stacionin e preferuar ndër shqiptarët”, thotë shefi i Shërbimit Shqip Arben Xhixho.

Fundi i viteve ’90 u dominua nga luftrat në Ballkan. Në kohën kur regjimi i Millosheviçit, filloi fushatën e spastrimit, duke dëbuar gati gjysmën e popullsisë shqiptare nga vendi dhe, kur mediumet në gjuhën shqipe në Kosovë u detyruan të mbylleshin, Zëri i Amerikës, që në atë kohë transmetonte edhe në valë të shkurtëra, u bë një nga stacionet kryesore, ku shqiptarët merrnin informacione se çfarë po ndodhte në vendin e tyre. Përmes një linje të posaçme telefonike të Zërit të Amerikës, banorët e zhvendosur mund të lidheshin me njeri tjetrin, për të ditur ku ndodheshin.

Me zhvillimin e teknologjisë, ndërsa televizioni po i zinte gjerësisht vendin radios, Zëri Amerikës, iu përshtat ndryshimeve të reja.

Më 9 nëntor, 1999, u transmetua emisioni i parë televiziv Ditari dhe në maj të vitit 2015, u transmetua emisioni i fundit i radios.

Por ndërsa radio u mbyll, transmetimet e Zërit të Amerikës, u zgjeruan në platforma dixhitale, thotë Shefi i Shërbimit Shqip Arben Xhixho.

 “Është interesante se edhe sot, kur i referohen Zërit të Amerikës, shumë mediume vazhdojnë të thonë ‘radio Zëri i Amerkës’. Kjo flet për ndikimin e madh që ka luajtur Zëri i Amerikës në vite. Shqiptarët e mirëpritën në familjet e tyre duke e bërë ritual të mbrëmjes në orën 18. Sot Zëri i Amerikës, vazhdon të jetë i pranishëm, në televizion dhe në të gjitha platformat popullore dixhitale, Facebook, YouTube, Twitter, Instagram. Teknologjia ka ndryshuar, por misioni ynë mbetet i njejtë, tregimi i së vërtetës. Është kënaqësi e veçantë kur në epokën e sotme të desinformimit, besueshmëria e lajmeve të Zërit të Amerikës, është në mbi 90 për qind”.

Zëri i Amerikës, financohet nga Kongresi Amerikan, por politika e tij editoriale është e pavarur, e mbrojtur me ligj nga ndërhyrjet qeveritare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

17 November, 2025
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

17 November, 2025
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit

Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT

17 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result