Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri ka fituar garën për bashkinë Himarë.
Edhe pse aktualisht ndodhet pas hekurave pasi u arrestua për korrupsion aktiv, kryer në bashkëpunim në zgjedhje, Beleri ka arritur që t’i marrë bashkinë Himarë, kundërshtarit të tij politik nga PS, Jorgo Goro.
Ndërkohë, mbështetës të tij kanë nisur festimet me numërimin e votës së fundit.