Vëzhguesit vendorë, gjetjet e raporteve: Përdorimi i administratës dhe votimi familjar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vëzhguesit vendorë të zgjedhjeve të 14 majit në raportet paraprake konstatojnë si problematikë përdorimin e administratës në zgjedhje, dhe vonesat e krijuara nga identifikimi elektronik i zgjedhësve.

Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në raportimet e tyre është vërejtur një apati dhe mungesë besueshmërie te procesi zgjedhor.

Përdorimi i administratës publike në këto zgjedhje ka qenë një tjetër shqetësimi i paraqitur nga vëzhguesit.

Votimi familjar është evidentuar edhe në këto zgjedhje vendore, problemet me bojën në gishtin e votuesve, mungesa e energjisë elektrike etj.

Problematikat me mosparaqitjen e operatorëve apo mosfunksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik (PEI) gjatë ditës së zgjedhjeve krijuan vonesa në një numër qendrash votimi.

Sipas vëzhguesve, trajtimi që iu bë problematikës nga klasa politike nuk i shërbeu sqarimit të opinionit publik në lidhje me natyrën e vërtetë të problemit, duke krijuar më tepër konfuzion te qytetarët, apo edhe mungesë besimi në proces.

Vëzhguesit e zgjedhjeve vendore janë duke monitoruar ende procesin e numërimit të votave deri në përfundimin total të tyre.

Share This Article