Kievi nën sulmin e raketave dhe dronëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka raportime për një numër të madh shpërthimesh në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Mesazhet e qeverisë i paralajmëruan njerëzit që të qëndronin larg dritareve pasi mbetjet nga raketat binin nga qielli.

Kryetari i bashkisë Vitali Klitschko tha se disa mbeturina raketash kishin rënë në rrethet qendrore, duke përfshirë edhe kopshtin zoologjik të qytetit.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, e përshkroi breshërinë si “numrin maksimal të raketave sulmuese në periudhën më të shkurtër kohore“.

Sipas informacioneve paraprake, shumica dërrmuese e objektivave të armikut në hapësirën ajrore të Kievit u zbuluan dhe u shkatërruan,” shtoi ai.

Në ditët e fundit, Presidenti Volodymyr Zelensky ka qenë në një turne evropian, në të cilin i është premtuar pajisje ushtarake në vlerë prej disa miliardë dollarësh nga aleatët perëndimorë, duke përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe presidentin Emmanuel Macron të Francës citon BBC.

Share This Article