Në Tiranë e kanë djegur votën thuajse 12 mijë qytetarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me një garë tashmë të mbyllur për Bashkinë Tiranë, ku i mandatuar për të tretën herë ka rezultuar kandidati i Partisë Socialiste Erion Veliaj, me interes është të shihet edhe si përpunohen të dhënat e tjera domethënëse.

Në tërësi në kryeqytet, pjesëmarrja ka qenë në kuotën e 43%, duke paraqitur konkretisht të dhënat se 302 mijë e 374 persona, kanë votuar prej 699 mijë e 766, të cilët e kanë pasur të drejtën në tërësi.

Votat e vlefshme gjithsesi, kanë qenë 290 mijë e 265.

Kjo na jep edhe pasqyrimin se ka pasur 11 mijë e 912 qytetarë, të cilët kanë kundërshtuar secilin nga gjashtë kandidatët në fletën e votimit, duke djegur votën e tyre.

Ndërkohë, ka pasur edhe një numër të vogël prej 339 fletësh, të cilat janë hedhur në kutitë e gabuara.

Një shifër e reflektuar prej 11 mijë e 912 qytetarësh, të cilët i janë drejtuar kutive, por e kanë djegur votën e tyre, është për t’u marrë parasysh në Tiranë.

Mbi të gjitha, kur kjo shifër është thuajse ekuivalente me votat që kanë marrë fjala bie kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, apo ai i Partisë Demokratike, Roland Bejko.

Po ashtu, shifra reflekton një kuotë prej 10% të votave që ka marrë kandidati kryesor opozitar, Belind Këlliçi, i Koalicionit Bashkë Fitojmë, i cili thjesht e ka kaluar kuotën e 100 mijë votëbesimeve në kryeqytet.

Share This Article