Jassim Bin Hamad Al Thani nuk heq dorë nga tentative për të blerë Manchester United.
Saga e gjatë për të marrë aksionet e “djajve të kuq” mund të përfundojë, me miliarderin nga Katari që ka përmirësuar ofertën.
Al Thani ka paraqitur një ofertë përfundimtare prej 5 miliardë Paundësh, teksa është gati për të paguar borxhin e United prej gati 600 milionë Paundësh.
Familja Glazer, pronare e “djajve” që nga viti 2005 ka krijuar disa raunde të shitjes së klubit, pasi kërkon të largohet nga presidenca, por ofertat nuk kanë qenë ato që priteshin.
Në rivalitet me Al Thani është edhe miliarderi anglez, Sir Jim Ratcliffe, kandidat prej kohësh dhe ai më pranë blerjes përfundimtare të klubit anglez.
Ky i fundit është gati për të lejuar familjen Glazer të mbajë një pakicë të aksioneve në klub, një lëvizje e papëlqyeshme për shumë tifozë të United.
Në të kundërt, ai do të ofrojë më shumë para, ndërsa mund ta ndajë presidencën me dy milionerë të tjerë për të qëndruar pjesë e aksioneve të klubit për një periudhë nga dy deri në 4-vjeçare.