Në përpjekje për të qenë origjinal dhe për të ngjallur interesin e konsumatorëve, Adidas nisi një fushatë për rroba banje për femra, por në një mënyrë aspak të zakontë. Si modele nuk janë përzgjedhur vajza, por djem duke shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale.
Videoja e prezantimit të koleksionit të rrobave të banjës “Pride 2023” nis duke theksuar qimet në gjoks të modelit mashkull dhe më pas me detaje çdo punim të këtyre modeleve.
Në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga Adidas të hënën shpjegohet se kjo reklamë shërben si “një thirrje për të fuqizuar dhe mbrojtur komunitetin LGBTQ “.
Megjithatë, është e paqartë nëse modeli identifikohet si mashkull apo është transgjinor.