Tefta Malaj, e cila u plagos nga bashkëshorti i saj, ka dalë nga spitali.
Mediat italiane raportojnë se Tefta doli nga spitali me karrocë me rrota e shoqëruar nga familjarë dhe të njohur për të shkuar në ceremoninë mortore të vajzës së saj, 16-vjeçares Xhesika.
“Dashuria për nënën tënde të shtyu ta mbroje me trupin tënd dhe njësoj si Jezusi dhe jetën nga dashuria për të”, tha famulltari i kishës ku u mbajt ceremonia mortore.
“E dashur heroinë e vogël, me gjestin tënd i ngjaj Jezusit. Tani je dhe do të jesh gjithmonë në Parajsë”, vijoi famulltari.
Në ceremoninë për të përcjellë në banesën e fundit 16-vjeçaren Xhesika Malaj, ishin të pranishëm edhe shoqet e shokët e saj të shkollës.
Krimi i rëndë ndodhi mesnatën mes 6 dhe 7 Majit në Torremaggiore të Italisë, kur Taulant Malaj nga Vlora vrau me thikë fqinjin italian dhe vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika, si dhe plagosi bashkëshorten Tefta.
Vajza u hodh për të mbrojtur nënën por goditja me thikë rezultoi fatale për të.
Taulant Malaj akuzon gruan se e tradhtonte me fqinjin italian, pretendime që janë mohuar.