Harroni tapetin fluturues, në Turqi fluturojnë … divanët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një video e pazakontë është filmuar rastësisht në Ankara të Turqisë teksa shihet një divan që fluturon mbi një lagje për shkak të një stuhie të fortë.

Sipas dëshmitarit që filmoi të gjithë videon, stuhia e shoqëruar me erëra tepër të forta e rrëmbeu divanin nga një qiellgërvishtës dhe e mbajti pezull për qindra metra, për t’u përplasur më pas në një ndërtesë.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk pati asnjë të lënduar, teksa shumë komentues, me nota humori shkruan në rrjetet sociale se tashmë është momenti të harrohet tapeti fluturues nga përrallat arabe të “1001 netëve”.

Share This Article