Kokainën e siguronin në sasi të mëdha më pas e shisnin rreth 30 mijë euro kg në vende të ndryshme të Tiranës.
Këmbimi i fundit do të bëhej në rrugën “Rrapo Hekali”. Në çantë kishin 2 pako me kokainë me peshë totale 2 kg e 300 gra. Por ndërhyrja e policisë u prishi planet dhe çoi në pranga 5 persona
Dy banorë në Tiranë dhe tre banues në Sarandë u arrestuan në kuadër të operacionit “Kodra e Diellit 2”
“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Të arrestuar janë D. M., 31 vjeç, E. L., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, K. M., 29 vjeç, O. M., 34 vjeç, Sh. P., 30 vjeç, të tre banues në Sarandë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete si dhe 4 aparate celulare.
Policia dyshon se 5 personat nuk janë të vetëm në këtë rrjet të trafikut të drogës prandaj po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndërkohë dosja I ka kaluar për hetim prokurorisë së Tiranës