Përmes një mega-operacioni janë asgjësuar një sasi e madhe fidanësh kanabis në fshatin Gruemirë-Çesme të Malësisë së Madhe.
Në kuadër të operacionit “Apel të Pastra” policia zbuloi përmes informatave dhe kontrolleve 6300 fidanë të mbjellë në tokë dhe 20300 fidanë në kubikë, të cilat u asgjësuan permes djegies.
Sipas policisë vetëm “një pjese të vogël që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”.
Kanabisi do të mbillje në ambiente të hapura të maleve të Malësisë së Madhe, larg syrit të policisë dhe banorëve.
Si autor i mbjellës së kanabisit është identifikuar nga policia si 55-vjeçari A.D., i cili është shpallur në kërkim.
Operacioni është ende në vijim, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.