Një incident ndodhi gjatë natës pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, përplasi kamionin e tij me barrierat mbrojtëse në rrethimin e Shtëpisë së Bardhë.
Ai u ndalua nga rojet e sigurisë dhe u shoqërua për t’u marrë në pyetje. Policia i gjeti atij edhe një flamur të Gjermanisë Naziste.
Shkaqet e kësaj përplasjeje të qëllimshme janë të paqarta, por hetuesit dyshojnë për një përpjekje për të kryer një akt terrorist.