NATO: I bëjmë thirrje Kosovës të çtensionojë menjëherë situatën në veri të vendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të çtensionojë menjëherë situatën në veri të vendit përmes dialogut. Me anë të postimi në rrjetet sociale, Lungescu vë theksin se KFOR do të jetë vigjilentë për të ofruar një mjedis sa më të sigurt.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, ka shkruar Lungescu.

Tensionet erdhën pasi në 4  komunat në veri të Kosovës, në zgjedhjet e 23 prillit u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë, pasi zgjedhjet u bojkotuan nga partitë serbe. Dje (26 maj) 4 kryetarët shkuan në zyrë, por kjo u shoqërua me tensione, që përfunduan me 5 policë të plagosur dhe një retorikë të ashpër mes 2 qeverive.

Share This Article