Vera ka ardhur dhe dëshira për t’u larguar po rritet, por ku të shkojmë me pushime? Përdoruesit e Airbnb kanë planifikuar tashmë qëndrime në më shumë se 72,000 qytete në mbarë botën këtë verë, por disa vende janë më të njohura se të tjerat.
Revista italiane Grazia.it ka renditur 10 destinacionet më të mira për këtë verë për italianët, ku dominon vendi ynë me 3 plazhet më të njohura, e ndjekur nga Spanja.
Por cilat janë destinacionet më trendi për këtë verë dhe ku do të shkojnë italianët për pushime këtë vit? Ju ftojmë të zbuloni renditjen.
10 destinacionet më të njohura të verës 2023
Ksamil, Shqipëri
Benidorm, Spanjë
Sarandë, Shqipëri
Vlorë, Shqipëri
Magaluf, Spanjë
Funchal, Portugali
Londer, Angli
Playa Blanca, Spanjë
Palma, Spanjë
Dubrovnik, Kroaci