Sekretari shtetëror i Ministrisë të Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, ka deklaruar se tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore do të ishte një hap kyç, i cili do të pasohej me një vlerësim të ri të situatës së sigurisë nga Serbia.
“Pas kësaj, mund të ketë hapin e dytë që përmendi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken,” tha Staroviç për REL.
Për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, autoritetet në Serbi, njoftuan më 26 maj se Ushtria Serbe ishte vendosur në “shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake”, gjatë së cilës ata vendosën njësi dhe pajisje luftarake në kufirin me Kosovën.