Bebe Rexha i është drejtuar Instagramit të premten për të shpërndarë me 10.7 milionë ndjekësit e saj mesazhe sensibilizuese rreth trupave, të çfarëdo lloj përmase qofshin ata.
Në selfien e publikuar, 33-vjeçarja me origjinë shqiptare pozon ma grim teksa ka ngritur bluzën për të treguar barkun.
Bashkë me foton, Rexha shkruan: “Po jam në epokën time të shëndoshjes, edhe çfarë?”
Kështu këngëtarja e njohur tregoi edhe një herë që është në rregull me shtimin peshës.
Më herët këngëtarja ka mbajtur qëndrim edhe ndaj atyre që komentuan peshën e saj pasi u diagnostikua me PCOS, sindromën e vezores policistike.
Bebe u shpreh javën e shkuar në Jennifer Hudson Show: E di që jemi në sytë e publikut dhe këto gjëra ndodhin. Isha shumë elegante dhe mora ca peshë…ndodh. Nuk jam e nevrikosur sepse është e vërtetë, por kur sheh gjëra të tilla nuk mund të mos reagosh.”
Po ashtu këngëtarja u shpreh se askush nuk e di se në çfarë telashesh mund të ndodhet gjithsecili nga ne.
“Por jemi në 2023…nuk duhet të jemi ende duke folur për peshën e njerëzve. Mua më pëlqen shumë ushqimi dhe nuk na asgjë të keqe këtu.”