Tensionet në veri/ Turqia përgatit trupa shtesë për Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se po planifikon të sjellë trupa shtesë në Kosovë gjatë së nesërme dhe të hënën e 5 qershorit.

“Në këtë kuadër, Turqia ndjek me vëmendje zhvillimet në Ballkan, ku kemi vlera të përbashkëta historike dhe kulturore; Ajo merr qëndrim konstruktiv dhe u bën thirrje palëve për përmbajtje për zgjidhjen e ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës mike dhe vëllazërore, të cilat dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, përmes dialogut”, njofton Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë shpjegon se pas ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, një batalion komando i lidhur me Komandën e Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë, i cili më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), është caktuar si njësi rezervë, me kërkesën e bërë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s, në Napoli.

Share This Article