Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka shpërthyer me akuza ndaj ministrave anglezë, për mënyrën sesi ata i kanë trajtuar emigrantët në ligjëratat dhe vendimet e tyre.
E revoltuar, ylli i muzikës kritikon mënyrën “dritëshkurtër” sesi ministrat britanikë i etiketojnë emigrantët.
Këngëtarja e lindur në Londër, tha se mënyra se si qeveria ka diskutuar për shqiptarët e ka lënduar atë, teksa bëri thirrje për me shumë empati ndaj tyre.
“Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam menduar se Londra ishte një bashkim kulturash. Kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, kjo të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendjemprehtë, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punë”-tha Dua Lipan ë një intervistë për “Sunday Times”.
Ylli me famë botërore bëri thirrje për më shumë ndjeshmëri ndaj tyre, që shkojnë në shtetin ishill për të fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë.
“Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet të largohen nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”– shtoi Dua Lipa.
Për retorikën e ashpër ndaj emigrantëve shqiptarë shquhet Suella Braverman. Sekretarja e Brendshme britanike i ka cilësuar ata si “kriminelët që kanë pushtuar Anglinë”.