Kosovë- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për prestigjozen britanike ‘The Washington Post’ ka folur rreth situatës së tensionuar ditët e fundit në veri.
Ai shprehet se Perëndimi kërkon që të sigurojë paqe, ndërsa shton se nuk mund të ulet ndaj kërkesave ndërkombëtare për largimin e policisë nga ndërtesat komunale derisa protestuesit të shpërndahen apo arrestohen.
“Kur keni të bëni me të djathtën ekstreme, me ultranacionalistë dhe regjime autoritare shumë të rrezikshme, deklaratat që synojnë të ruajnë paqen thjesht vazhdojnë të inkurajojnë figurat autoritare”, tha Kurti.
Ndër të tjera kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se SHBA-të janë aleat, mik dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës, por tashmë është koha që të flitet për të vërtetën demokratike ndaj autoritarëve në pushtet.
“Nëse këto turma të dhunshme janë jashtë në Serbi ose në burg (në Kosovë), atëherë ne mund të ulim (numrin e policisë). Jemi përjetësisht mirënjohës e falënderues për rolin e tyre në çlirimin dhe pavarësimin tonë, për sigurinë dhe mbrojtjes”, tha ai, duke sugjeruar se numri i policisë mund të ulet në shifra “njëshifrore”.
Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.