ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur 1 hour ago
U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim 4 hours ago
Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion 5 hours ago
Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar 5 hours ago
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Dashamir Shehi: PD-së i duhet një lidership i ri, Berisha dhe Basha e kanë kryer ciklin e tyre

albnews by albnews
6 June, 2023
in Shqiperia
0
Dashamir Shehi: PD-së i duhet një lidership i ri, Berisha dhe Basha e kanë kryer ciklin e tyre
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dashamir Shehi beson se është plotësisht e mundshme që opozita të kthehet në pushtet dhe të rifitojë besimin e qytetarëve. Por për të arritur këtë, opozita duhet të ndryshojë, thotë zoti Shehi në një intervistë më gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë”.

“Ne si opozitë duhet t’u propozojmë shqiptarëve  një Shqipëri ndryshe. Sa ia dalim, është çështje tjetër. Por duhet ndryshuar lidershipi që të krijohet besimi. Brenda PD ka djem e vajza plot, që duhen provuar. Berisha dhe Basha e kanë mbyllur ciklin që në 2021. Nëse qëndrojnë aty do ta dëmtojnë akoma më shumë opozitën”, u shpreh kreu i LZHK-së.

RelatedPosts

Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja

Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja

Dashamir Shehi ka disa teza politike, të cilat beson se ndryshojnë për mirë klimën politike në Shqipëri dhe që duhen çuar përpara nga opozita.

“Opozita ka nevojë të bashkohet rreth disa tezave politike, jo njerëzve të caktuar”, thotë Dashamir Shehi, i cili shpjegoi edhe 4 tezat politike.

“Ndryshimi i ligjit elektoral ne propocional kombëtar me lista të hapura. Dy, ndryshim të ligjit për hartën e ndarjes territoriale të bashkive. Tre, garantim të votës së emigrantëve. Katër, ridemmsionim i raportit mes kryeministrit dhe presidentit, pasi kryeministri nuk mund t’i ketë të gjitha“, the Shehi.

 Kur u pyet, nëse disa nga këto teza ngjajnë me propozimet e Lulzim Bashës, Dashamir Shehi, lë mënjanë modestinë.

“Zoti Basha i ka marrë prej meje. Se unë kam 10 vjet që i them. Ai nuk e thotë kaq bukur sa unë. Më bëhet qejfi që tezat e mia i përqafojnë të tjerët. Edhe ligji për referendumet, për të cilin flet Basha, është në parlament. Nuk ka nevojë për fjalën e Bashës kjo punë. Nëse vazhdojmë luftën kush je ti e kush jam unë, zbresim te fusha e Edi Ramës. dhe aty është ai në avantazh“, u shpreh Shehi, i cili e sheh të gabuar dhe në dëm të PD dhe të opozitës rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD zyrtare.

“Rikthimi i Bashës është i gabuar. Nxitimi për të bërë zgjedhje sa më shpejt në korrik është po aq i gabuar“, theksoi Shehi.

Ai beson se me një lidership të ri opozitar, me dhënien fund të sherreve brenda PD, qoftë edhe duke krijuar 2 parti dhe duke zbatuar idetë politike për komunikimin me njerëzit, opozita e mund të fitojë ndaj maxhorancës socialiste.

“Po të jenë Berisha dhe Basha, Edi Rama do të vazhdojë të jetë i pathyeshëm. Por nëse zbatohen këto ide politike, zoti Rama është plotësisht i thyeshëm. Edhe në periudhën më të keqe këtë herë janë akoma 650 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Diferenca është plotësisht e rikuperueshme, nëse shqiptarët shohim një format ndryshe të opozitës, duke lënë mënjanë sherret e vjetra. Duhet të rindërtojmë dhe një raport me komunitetin ndërkombëtar. Ne me sherret tona ia bëmë peshqesh Edi Ramës Perëndimin. Kjo duhet ndryshuar. Nuk mund t’i dalim ne përballë Perëndimit. Kush nuk e kupton këtë, bën rolin e budallait”, tha Dashamir Shehi për emisionin “Pa Censurë”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

20 November, 2025
U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

20 November, 2025
Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion

Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion

20 November, 2025
Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar

Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result