Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Serbia do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se askush nuk mund të marrë pushtetin me dhunë nga rruga.
Në një konferencë për shtyp, Vuçiç tha se e vetmja pikëpyetje që mbetet është se kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme dhe për këtë duhet që opozita të pranojë të ulet ën bisedime.
“Ne do të vazhdojmë të presim që disa njerëz të flasin, por sepse është e qartë se ata presin disa gjëra të tjera. Nuk do të ndodhë kurrë që dikush në rrugë të marrë pushtetin me dhunë, vitet e 90-ta kanë kaluar”, tha Vuçiç, raporton Tanjug.
Vuçiç tha se pret që dikush nga opozita të tregojë “përgjegjësi për të gjithë shoqërinë, jo vetëm për nevojat e tij meskine partiake”.
Presidenti serb tha se nuk do të ketë qeveri tranzitor, pasi sipas tij kjo do të thotë se vendi qeveriset nga një manjat dhe disa qendra të fuqisë së huaj.
“Unë do t’u them atyre se kjo është mënyra e vetme e mundshme për të sjellë ndryshimet që ata duan aq shumë – të marrin pjesë në zgjedhje, të marrin mbështetjen e shumicës së popullit në zgjedhje dhe pastaj të marrin një mandat nga presidenti për të formuar një qeveri të re”, tha Vuçiç.
Protestat në Serbi nisën kundër dhunës dhe vrasjeve në vend, ku protestuesit prej ditësh kërkojnë largimin e Vuçiç duke mbushur rrugët e Beogradit.