Shkodër, gati aksioni për pastrimin

albnews
By
1 Min Read

Të shtunën në disa zona të Bashkisë së Shkodrës do të nisi një aksion disa ditor pastrimi.

Sipas kryetarit të bashkisë Benet Beci aksioni do të shtrihet në zonat e Velipojës, Ura e Bunës, Shirokës dhe Zogajt.

Ndërhyrja do të realizohet me përfshirjen e Forcave të Armatosura, si bashkëveprim mes Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, Ministrisë së Mbrojtjes, Prefektit dhe Bashkisë Shkodër. 

Aksioni ka si synim mbrojtjen e mjedisit e shëndetit të njerëzve dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik që sapo ka nisur, tha zoti Beci. 

“Mbarëvajtja e këtij aksioni disaditor ka nevojë për mirëkuptimin e qytetarëve. Unë  kam besim të plotë se të gjithë duam një Shkodër të pastër, ndaj jo vetëm në aksione të këtyre përmasave, por çdo ditë, vëmendja e shtuar e secilit prej nesh na siguron cilësi më të mirë jetese dhe mbrojtje të mjedisit” shkruan me këtë rast në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci. 

Share This Article