Presidenti Joe Biden tha se nuk kishte folur me Prokurorin e Përgjithshëm Merik Garlend dhe se nuk kishte ndërmend ta bënte këtë, pasi Departamenti i Drejtësisë zbuloi akuzat kundër paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump. “Unë nuk kam folur fare me të dhe nuk do të flas”, tha Biden, kur u pyet gazetaret nëse do të fliste me Garlend.
Ndërkohë kandidati republikan presidencial dhe ish-zëvendëspresidenti, Mike Pence tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga aktakuza dhe i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm ta zbërthejë atë. “Kjo nuk është vetëm një ditë e trishtuar, por është një ditë shqetësuese. Fton një përçarje në këtë vend që mund të përgjigjet vetëm me fakte”, tha Pence.
Ish-zëvendëspresidenti iu bashkua një morie kandidatësh presidencialë republikanë dhe rivalëve kryesorë të Trump për nominimin presidencial republikan në vitin 2024. Ata dënuan Departamentin e Drejtësisë për veprimin e tij për ta akuzuar për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, duke nënvizuar frikën e tyre për të mërzitur mbështetësit e tij kryesorë.