Novak Djokovic ka fituar Roland Garros, duke mposhtur në finale norvegjezin Casper Ruud 3-0 (7-6, 6-3 dhe 7-5).
Tenisti serb dominoi përballjen nga fillimi në fund dhe nuk e vuri kurrë në diskutim fitoren.
Me triumfin në Francë, Novak Djokovic bëhet lojtari me më shumë Grand Slam të fituara, plot 23, duke lënë pas Rafael Nadal, i cili ka fituar 22.