24 vjet Kosovë e lirë, krerët e shtetit nderojnë Rugovën, Demaçin, Jasharin

albnews
By
1 Min Read

Sot shënohet 24-vjetori i çlirimit të Kosovës. Liderët e shtetit i kanë nisur nderimet me homazhe pranë varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe edhe pranë varrit të ish-veprimtarit, Adem Demaçi.

Ditën e çlirimit të Kosovës, Osmani, Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Të tjera ceremoni priten gjatë ditës mes tyre dhe performanca nga orkestra e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mesditë dhe pritja e përbashkët shtetërore për nder të Ditës së Çlirimit në mbrëmje.

Share This Article