Fqinji vret me armë zjarri 11 vjeçaren në Francë, plagosen prindërit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një 71 vjeçar pas konflikteve të herëpashershme me një tjetër fqinj, ka vrarë me armë zjarri një 11 vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në kopshtin e shtëpisë së saj në Brittany, Franca perëndimore, pas një mosmarrëveshjeje të gjatë mes dy fqinjëve.

Familja e vajzës 11-vjeçare ishte duke bërë një Barbecue në kopshtin e shtëpisë së tyre të shtunën mbrëma në fshatin e vogël Saint-Herbaud, pranë Quiber, kur një fqinj holandez filloi të qëllonte mbi ta.

Prindërit e vajzës që humbi jetën gjithashtu janë plagosur, bababi ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa vajza tjetër e familjes, vetëm 8 vjeç nuk ka pësuar lëndime.

Share This Article