Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë detaje në lidhje me tërmetin që goditi zonën e Korçës në orët e prara të mëngjesit të sotëm.
Sipas IGJEUM goditja e parë është pasuar nga 11 lëkundje të tjera, por me një magnitudë më të ulët.
Lëkundja e parë ishte me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter dhe ka tronditur qytetin juglindor, në 06. 25 me orën lokale.
Epiqendra e tërmetit ka qene 3 km ne Veri Lindje te Miras dhe 11 km ne Juglindje të Korçës.
E fundit është regjistruar në orën 11:14 me magnitudë 1.8 dhe epiqendër në Nikolicë të Korçës.