“Arrest me burg”, Vangjush Dako ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka ankimuar masën e sigurisë “arrest me burg” në Apelin e GJKKO. Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit u arrestua me kërkesë të SPAK pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Më 8 qershor, GJKKO vendosi të lërë në burg ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor për shpërdorim detyre lidhur me dy raste. SPAK shpjegon se Dako në bashkëpunim me 9 ish-zyrtarët e tjerë “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar. Dako së bashku me drejtorin e firmës së ndërtimit, arkitekten dhe topografët kanë shpërdoruar detyrën, pasi nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor, të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të falsifikuara në përmbajtje”.

Në rastin e dytë, SPAK thekson se në vitin 2014 ka rezultuar se Bashkia e Durrësit ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Sipas SPAK grupi i ngritur nga Dako për vlerësimin e projektit kanë nxjerrë në mënyrë të qëllimshme një vlerë shumë herë më të lartë se sa vlera reale e përcaktuar edhe me VKM.

Share This Article