“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i dy viktimave në Lezhë: Të hetohen dhe pista të tjera

albnews
By
1 Min Read

Gjergji Neli, avokati dhe i afërmi Kreshnik e Gentiana Mujecit, dy personave të vrarë sot në Lezhë, në një deklaratë publike kërkon zbardhjen e plotë të krimit dhe shprehet se hakmarrje nuk është pista e vetme ku duhet të hetojë policia.Ai dënoi aktin kriminal dhe u bëri thirrje organeve ligjzbatuese të identifikojnë dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorët. Njëkohësisht, Neli kritikoi disa raportime mediatike që e lidhin ngjarjen me motive hakmarrjeje, duke i cilësuar si të pabazuara dhe duke kërkuar që të mos përjashtohen edhe pista të tjera hetimore. Lidhur me ngjarjen e disa viteve më parë, Neli thotë se Mjeci nuk është shpallur fajtor.Sipas tij, Kreshnik Mujeci ishte një familjar i rregullt dhe i respektuar në komunitet, i angazhuar në blegtori së bashku me bashkëshorten.

Share This Article