Autoritetet në SHBA “goditën” një rrjet trafikimi për organet njerëzore që ka shkaktuar reagime të forta në vend, pasi është i përfshirë ish-drejtori i morgut të Shkollës Mjekësore të Universitetit të Havardit, shkruajnë mediat e huaja. Shtatë persona në lidhje me rastin tronditës, ish-drejtori i morgut dhe bashkëpunëtorja e tij, Katrina McLean, u akuzuan dje.
Cedric Lodge, 55 vjeç i cili punoi në Harvard nga viti 1995, akuzohet se ka vjedhur organe njerëzore nga morgu i shkollës mjekësore nga 2018-2022 dhe i ka shitur ato në internet me ndihmën e gruas së tij 63-vjeçare, Denise. Por Lodge nuk vepronte vetëm “bashkëpunëtorët” e tij përfshinin 44-vjeçaren Katrina McLean, 46-vjeçarin Joshua Taylor dhe 52-vjeçarin Matthew Lambie, të cilët blenë organet dhe më pas ua shitën njerëzve të tjerë.
“Cedric Lodge përdorte aksesin e tij në morg për të lejuar Katrina McLean, Joshua Taylor dhe të tjerët të hynin në të dhe të zgjidhnin organet dhe mbetjet që i interesonin,”- thuhet në aktakuzë.
Shumica e pjesëve të trupit u morën nga kufomat e dhuruara për kërkime mjekësore, por prokurorët federalë vunë re gjithashtu dy raste në të cilat pjesët u morrën nga kufomat e dy foshnjave të lindura të vdekura në një morg në Little Rock, Arkansas.
Një nga klientët e Lambie, 40-vjeçari Jeremy Polly, ishte veçanërisht aktiv në blerjen dhe shitjen e organeve. Polly me pamjen e çuditshme dhe me pirse të shumta kishte marrëveshje jo vetëm me Lambin, por edhe me një tjetër bashkëpunëtore të Lodge, Katrina McLean nga Salem, Massachusetts, pronare e biznesit Kat’s Creepy Creations. Në tetor 2020, McLean shiti dy fytyra që ishin hequr nga kufomat për 600 dollarë dhe gjithashtu një copë lëkure njeriu, të cilën ai mori përsipër ta përpunonte dhe t’ia dërgonte përsëri biznesmenes.
Ai u arrestua verën e kaluar për përdhosje të një trupi të pajetë dhe për vjedhjen e pasuris, pas një ankese anonime që fliste për aktivitet të dyshimtë të 44-vjeçarit në lidhje me koleksionet e tij. Ankuesi u tha autoriteteve se kishte gjetur kova të mëdha me organe njerëzore në bodrumin e Polit. Autoritetet më vonë zbuluan trurin e njeriut, mëlçinë, mushkëritë dhe copa lëkure.
Vlen të përmendet se arrestimi i Polley qershorin e kaluar përfundimisht i çoi hetuesit te një person tjetër, 36-vjeçarja Kandace Chapman Scott, e cila akuzohet për vjedhjen e kufomave të destinuara për djegje nga një morg në Arkansas dhe shitjen e tyre te një tregtar në Pensilvani.