E rëndë në Londër, gjenden katër trupa të pajetë në banesë, mes tyre dy fëmijë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër të Britanisë, ku trupat e pajetë të katër personave mes tyre janë gjetur brenda një apartamenti.

Mediat e huaja shkruajnë se në banesë janë gjetur trupat e pajetë të një burri dhe gruaje rreth 30 vjeç dhe dy fëmijëve një vajze 11 vjeç dhe një djali 3 vjeç.

Policia britanike u njoftuar për rastin që kishte ndodhur në rrugën Staines, Bedfont. Kryeinspektori Sean Wilson tha se “hetimi është në një fazë shumë të hershme dhe bazuar në të dhënat tona fillestare, aktualisht askush tjetër nuk është duke u hetuar në lidhje me incidentin”.

Share This Article