Dy turistë çek janë shpëtuar nga policia kufitare në Dhërmi pasditen e të shtunes (17 qershor), pasi kishin mbetur në det të hapur.
Nëpërmjet një njoftimi, Policia njofton se dy turistët kishin qenë duke lundruar me kajak, por për shkak të detit të trazuar me dallgë, e kishin të pamundur të ktheheshin në breg.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar në vendin ku kishin ngelur turistët dhe i kanë shoqëruar ata me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg, së bashku me mjetin e tyre lundrues. Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.