Luis Enrique drejt stolit të Paris Saint-Germain

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luis Enrique duket të jetë favorit për stolin e trajnerit në Paris Saint-Germain.

Trajneri spanjoll duket të jetë një nga emrat dominues për të zëvendësuar Christophe Gaultier.

53-vjeçari, siç shkruajnë mediat franceze, ka ecur jo pak në diskutimet e tij me drejtuesit e skuadrës dhe së shpejti ka gjasa që të ketë një marrëveshje. Nga ana e Enrique-s nuk komentohet ajo që shkruhet.

Kujtojmë se ai ishte trajner i kombëtares spanjolle deri në Botërorin 2022, ndërsa ka shërbyer në Barcelonë, Romë dhe Celta.

Paris Saint-Germain kërkon të mbyllë menjëherë çështjen e trajnerit për të vazhduar me transferimet dhe zbardhjen e rastit të Kylian Mbappe.

Share This Article