ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm 1 minute ago
Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT 11 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 17 minutes ago
Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet 24 minutes ago
Dëbimet me procedurë të përshpejtuar do të shpallen si pjesë e reformave të azilit 27 minutes ago
Next
Prev
Home Diaspora

Ilira Mucaj, një frymë e re shqiptare në Kanada

albnews by albnews
18 June, 2023
in Diaspora
0
Ilira Mucaj, një frymë e re shqiptare në Kanada
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ilira Mucaj është një vajzë 21 vjeçare e lindur dhe e rritur në Otava, Ontario me dy prindër emigrantë nga Shqipëria, babai, Ferdinand Mucaj nga Mallakastra dhe nëna, Miranda Gumeni ng a Tepelena, dhe flet rrjedhshëm shqip, anglisht dhe frëngjisht.

Edhe pse e lindur dhe e rritur larg atdheut dhe vetëm katër herë e ka vizituar Shqipërinë, prindërit e saj i kanë rrënjosur dashurinë për kulturën shqiptare dhe ruajtjen e saj.

RelatedPosts

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

Ilira gjithashtu ia kushton rrjedhshmërisë së saj ne gjuhen shqipe, pjesëmarrjes në shkollën shqipe në Otavë.

Ajo së fundmi është diplomuar në Universitetin e Otavës ku ka marrë titullin Honours Bachelor në Shkenca Politike në frëngjisht, ku ajo mori dallimin e Magna Cum Laude. Sot, Ilira, e cila punon si një konsulent fushate në një firmë konsultimi politik, është gjithashtu bërë pjesë e stafit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë qe prej Qershorit 2022. Ajo ofron kontributin e saj në zyrën e aplikimit për pasaporta dhe ID, pranë sektorit konsullor dhe është e lumtur që takohet dhe asiston bashkadhetarë të shumtë nga komuniteti shqiptarë që jeton ne Kanada. Angazhimi pranë ambasadës së Shqipërise, i ka mundësuar Ilirës të përfitojë një përvojë përmbushëse, duke ndihmuar në organizimin dhe marrë pjesë në ceremoni solemne, përfshirë, atë të të ngritjes se flamurit kombetar në Asamblenë Legjislative të Ontarios dhe bashkinë e Otavës ku ajo luajti edhe rolin e moderatoresë. Ilira thekson mirënjohjen e saj për zhvillimin profesional që Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ermal Muça i ka dhënë si dhe rolin e tij në përforcimin e lidhjes me trashëgiminë e saj shqiptare. Në moshën 16-vjeçare, Ilira u bë praktikante për deputetin David Yurdiga, të cilin më vonë e kaloi në Asistente Parlamentare deri në fund të mandatit të tij në 2021. Që atëherë, ajo u bë një koordinatore kërkimore për një firmë konsultimi politik dhe po ashtu u punësua si asistente për fushatën komunale të Carol Clemenhagen në 2019 dhe 2021. Puna e saj gjatë viteve të fundit me firmën e konsulencës politike i ka dhënë asaj mundësinë për të punuar për shume politikanë nga parti te ndryshme dhe nga të gjitha nivelet komunale, provinciale dhe federale të qeverisjes për kërkime politike. Përveç përvojës së saj akademike dhe të punësimit, ajo aktualisht është nënkryetare e Shoqatës për Mbështetjen e Refugjatëve në Universitetin e Otavës, një organizatë të cilën e themeloi me të tjerë në vitin 2020, për të mbështetur fluksin e refugjatëve në Kanada dhe për t’u siguruar atyre burime dhe ndihmë. Nëpërmjet kësaj iniciative, Ilira dhe ekipi i saj kanë organizuar evente vjetore si panelet e Ditës së Gruas, të përbërë nga avokatë refugjatësh, ekspertë të imigracionit dhe përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, të cilët kanë ndihmuar në ndriçimin e betejave të refugjatëve dhe ndërgjegjësimin për nevojat e tyre.

Përpjekjet me të cilat u përballën vetë prindërit e saj duke emigruar në Kanada në vitin 2001, e bëjnë atë të ndjeshme ndaj betejave me të cilat përballen të gjithë emigrantët dhe e motivojnë më tej për të vazhduar punën në këtë fushë. Kur nëna e saj emigroi në Kanada, babai mundi t’i bashkohej familjes së tij vetëm në vitin 2005, kështu që Ilira e takoi babanë e saj vetëm në moshën 4-vjeçare. Gjatë këtyre katër viteve jashtëzakonisht të vështira, babai e Ilirës, vazhdimisht dërgonte abetare në përpjekje për të ruajtur kulturën e tyre shqiptare, edhe pse në distancë. Ilira vizitoi Shqipërinë për herë të parë në moshën 10-vjeçare dhe shpjegon se kjo për faktin se gjatë këtyre 10 viteve, nëna e saj nuk kishte letrat dhe nuk mund të shihte familjen për një dekadë. Ilira thekson se kjo është një betejë me të cilën përballen shumë shqiptarë për shkak të sistemit kanadez të emigracionit dhe është diçka që e ka shtyrë atë të ndjekë drejtësinë, pasi ajo beson se emigrantët janë ata që mbështesin pasurinë ekonomikë dhe kulturorë të Kanadasë, dhe për këtë arsye duhet të kenë të drejtën për procese vendimmarrjeje më të shpejta dhe të mos ndahen padrejtësisht nga të afërmit e tyre. Ajo thekson nevojën dhe rëndësinë që brezat e rinj që jetojnë në diasporë të qëndrojnë të bashkuar dhe për t’u ndërthurur me kulturën përmes muzikës, leximit, televizionit dhe mësimit të historisë shqiptare në mënyrë që gjuha dhe kultura shqiptare të mos harrohet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

17 November, 2025
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit

Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT

17 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

17 November, 2025
Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet

Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result