Turqia është tronditur nga krimi brutal i kryer nga 25-vjeçari Mersan Koce, i cili vrau në mes të rrugës ish-bashkëshorten dhe babain e saj. Madje, vrasja brutale u regjistrua nga disa persona me telefon kamera e celularit. Në video, 25-vjeçari shihet se ka ndaluar makinën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya, dhe teksa përleshej me babanë e saj, i cili po përpiqej që t’i merrte kallashnikovin, qëlloi drejt mjetit.
Disa sekonda më pas arrin të drejtojë tytën në trupin e ish-vjehrrit të tij, duke e lënë edhe atë të vdekur në vend.
25-vjeçari më pas shihet duke lëvizur drejt makinës dhe duke qëlluar sërish ish-gruan e tij. Sipas mediave turke, vrasja ka ndodhur menjëherë pas nënshkrimit të vendimit të gjykatës që i jepte viktimës kujdestarinë e fëmijës 4 muajsh që kishte me 25-vjeçarin.
Babë e bijë dhanë frymën e fundit në spital ku u dërguan të plagosur rëndë, ndërsa 25-vjeçari u largua nga vendi i vrasjes, por u arrestua.