Kosova mori një goditje të rëndë në eliminatoret e Kampionatit Europian teksa u mund 2-1 në transfertën bjelloruse. “Dardanët” e dominuan takimin dhe krijuan raste për shënim, por gabuan sërish para portës kundërshtare.
Në pjesën e dytë, kur rriti edhe presionin në portën kundërshtare, Kosova pëson golin e parë pas një gabimi fatal në mbrojtje. Morozov realizon për vendasit në minutën e 73. Vetëm dy minuta më pas, bjellorusët realizuan edhe golin e dytë me anë të Ebong. Në fund, Murriqi ktheu në gol një 11-metërsh, i cili vlen vetëm për statistika.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Zvricrës i iku fitorja nga duart teksa ishte duke udhëhequr 2-0 deri në minutën e 89, por Mihaila realizoi dy gola të shpejtë për rumunët, të cilët arritën të rrëmbejnë një pikë.
Pas 4 ndeshjeve në këtë grup, Zvicra udhëheq me 10 pikë, Rumania 8 pikë, Bjellorusia 3 pikë, Kosova 3 pikë dhe Andorra vetëm një pikë.