Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka dhënë mesazhin e tij për të gjithë ata që duan të largohen në mënyrë ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar që të udhëtojnë vetëm në mënyrë të rregullt.
Me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles, diplomati britanik u shpreh i shqetësuar për të rinjtë shqiptarë, të cilët duan të ikin në mënyrë të parregullt. Smith u bëri thirrje të rinjëve, që të mos ndikohen nga videot në Tik-Tok dhe të mos shkatërrojnë jetën e tyre.
“Të tilla sfida vetëm mund të tejkalohen nëse ne ndërtojmë besim dhe respekt të ndërsjelltë dhe nëse punojmë se bashku në mënyrë aktive për t’i menaxhuar. Pa dyshim që bashkëpunimi operacional është kyc. Por po kaq është edhe parandalimi. Kjo është arsyeja, që gjatë vitit të kaluar ne nisëm një program të ri britanik në veri të Shqipërisë për të krijuar punë dhe investime, i pari i këtij lloji në vend, i cili po shtrihet nga Kukësi edhe në rajonin e Dibrës”,- tha ambasadori.
FJALIMI I PLOTË:
Është kënaqësi të jemi këtu së bashku për të festuar ditëlindjen e Madhërisë së tij, Mbretit Karl i Tretë! Mirëseerdhët të gjithë ju në festën tonë për Ditëlindjen e Madhërisë së Tij, Karl i III-të!
Në Maj, ne kremtuam Kurorëzimin e Mbretit tonë! Ne shënojmë tani një rast të vecantë- ditëlindjen zyrtare të Madhërisë së tij. Kjo është festa e parë për ditëlindjen e Mbretit që ne festojmë në më shumë se 70 vjet. Kësisoj, mund të jetë e habitshme që bashkë me kolegët e mi Ambasadorë britanikë t’ia kujtojmë herë pas here vetes se nuk jemi më Ambasadorë të Madhërisë së saj. Ka traditë dhe festime të madhërishme që lidhen Monarkinë britanike. Por është më shumë se kaq. Më e rëndësishmja, Monarkia britanike ka të bëjë me vazhdimësinë dhe stabilitetin.
Mbreti Karl është një figurë qendrore për Britaninë, Komonuelthin dhe Botën, duke qëndruar mbi partitë politike dhe duke na bashkuar. Madhëria e tij vazhdon të jetë një mbrojtës i cështjeve të rëndësishme, të lirisë fetare, të mjedisit. I bëj nderim të gjithë udhëheqësve fetarë këtë mbrëmje- si atyre, që morën pjesë në Kurorëzimin e Mbretit për herë të parë, do të doja t’ju falenderoja që jeni të angazhuar për harmoninë ndërfetare dhe në miqësinë tuaj ndaj Mbretërisë së Bashkuar.
Kur u takova me Madhërinë e tij javën e kaluar në Londër, për një audiencë zyrtare, ne diskutuam se sa e rëndësishme është Shqipëria për Mbretërinë e Bashkuar dhe për të gjithë Europën. Mbreti ynë është qartësisht i vetëdijshëm për trashëgiminë tuaj dhe parqet e bukura kombëtare që ju keni, në të gjithë vendin. Ne jemi sot këtu për të shënuar një moment të vecantë për Mbretin Karl. Por ky event ka të bëjë me forcimin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe lidhjes mes dy popujve tanë. Kjo shkon pas në shekuj, dhe ato janë vazhdimisht në evoluim dhe përmirësim.
Të dy Qeveritë tona po punojnë së bashku edhe më ngushtësisht, ashtu sic përshkruhet në Komunikatën e Përbashkët të muajit dhjetor. Jam shumë krenar për këtë marrëveshje- mbulon një sërë cështjesh, të cilat vendet tanë duhet t’i trajtojnë. Ato që janë qartazi pozitive, përfshi këtu zhvillimin ekonomik, energjinë e rinovueshme dhe partneritetet mes universiteteve. Por, gjithashtu edhe disa që përbëjnë mundësi dhe sfida, duke përfshirë edhe emigracionin.
Jam thellësisht i shqetësuar për shumë të rinj që mund të udhëtojnë në mënyrë të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar përmes Kanalit, këtë verë. Ju bëj thirrje ju dhe kujto në Shqipëri- nëse është dicka që mund të bëni personalisht, ju lutem, inkurajojini shqiptarët të udhëtojnë në mënyrë të ligjshme, dhe të mos ndikohen nga videot në Tik-Tok dhe të mos shkatërrojnë jetën e tyre.
Të tilla sfida vetëm mund të tejkalohen nëse ne ndërtojmë besim dhe respekt të ndërsjelltë dhe nëse punojmë se bashku në mënyrë aktive për t’i menaxhuar. Pa dyshim që bashkëpunimi operacional është kyc. Por po kaq është edhe parandalimi. Kjo është arsyeja, që gjatë vitit të kaluar ne nisëm një program të ri britanik në veri të Shqipërisë për të krijuar punë dhe investime, I pari I këtij lloji në vend, I cili po shtrihet nga Kukësi edhe në rajonin e Dibrës.
Dëshiroj të pohoj se ju do të gjeni tek Mbretëria e Bashkuar një avokate të palëkundur, për të bërë më shumë për të zhvilluar pjesët më të dizavantazhuara të vendit, Veriun e Shqipërisë, para së gjithash. Ajo që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria po bëjnë së bashku shihet si një model partneriteti për emigracionin në rang botëror.
Marrëdhëniet tona shkojnë përtej emigracionit- në promovimin e demokracisë, llogaridhënies, sigurisë dhe prosperitetit në të gjithë vendin dhe më gjerë në rajon.
Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi për të theksuar sërish se sa shumë e vlerëson Qeveria britanike rolin e Shqiptarëve që jetojnë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar- mjekëve, infermierëve, punëtorëve të ndërtimit, akademikëve. Atyre dhe të gjithëve ju, me të afërm në Mbretërinë e Bashkuar, ju them këtë: Faleminderit për kontributin tuaj në shoqërinë britanike. Ashtu sic me tha dhe Madhëria e tij këtë javë, ju dhe familjet tuaja janë gjithnjë të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar.
Prania juaj, Zoti President në Funeralin e Madhërisë së saj, Mbretëreshës së ndjerë dhe në Kurorëzimin e Mbretit na ka lejuar t’I cojmë marrëdhëniet tona në një nivel tjetër. Ashtu sic ju ishit I pari ndër shumë shqiptarë, që firmosët në librin e ngushëllimeve në Rezidencë, edhe sonte, Ju na nderoni me praninë tuaj!
Në cështjet e politikës së Jashtme, Shqipëria qëndron e fortë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t’i kërkuar llogari Rusisë në luftën e paligjshme në Ukrainë. Jam i lumtur që Shkëlqesia e saj, Ministrja e Jashtme, Xhacka ndodhet aktualisht në Londër për ta përfaqësuar Shqipërinë në Konferencën Globale të Rimëkëmbjes së Ukrainës, që organizojmë për të ndihmuar në rindërtimin e vendit. Mbretëria e Bashkuar po garanton mbështetje domethënese për të mbështetur Shqipërinë pas sulmeve të mëdha kibernetike vitin e kaluar, ne do të jemi gjithnjë krah jush si aleati ynë në NATO, partner dhe mik i ngushtë.
E di që shumë prej jush janë të shqetësuar për tensionet në Kosovë dhe Serbi. Në kohën kur ne përballemi me një luftë në Europë dhe një betëjë botërore brez pas brezi për vlera dhe të drejta, ne nuk duhet të lejojmë të shfrytëzohen ndarje të tilla. Dëshiroj t’ju siguroj se Mbretëria e Bashkuar mbetet tërësisht e angazhuar për të përforcuar stabilitetin dhe përparimin e vazhdueshëm të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Tregtia dypalëshe po rritet me shpejtësi, e përforcuar edhe nga Krijimi I Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri, ne po zhvillojmë partneritete në arsim për t’u dhënë më shumë mundësi të rinjve shqiptarë. Shumë prej studentëve të shquar Chevening ndodhen këtu sonte- ju jeni ambasadorët më të mirë të dy vendeve tona. Jam I kënaqur që numri i turistëve britanikë që vizitojnë Shqipërinë tashmë është dyfishuar këtë vit- në zbulim të bukurisë dhe mikpritjes të këtij vendi të mrekullueshëm.
Forca e partneritetit tonë është e mundur edhe falë mbështetjes të të gjithëve ju sot. Do të doja të përfundoja me fjalë falenderuese për sponsorët tanë: Cambridge Clinical Laboratories, Vodafone, Bechtel, Air BP, Agna Group, Geraldina Sposa dhe Hoteli Rogner. Standardet që ju promovoni dhe bujaria juaj janë një shembull për të gjithë ne.
Kur Kryeministri Rama vizitoi Mbretërinë e Bashkuar në Mars, ne ramë dakord për t’i thelluar marrëdheniet tona edhe më tej. Shpresoj që shumë prej jush do të na bashkoheni gjatë Javës së Kulturës Britanike në fillim të muajit Shtator. Mezi pres të festoj me ju progreset e arritura në lidhjen e të rinjve përmes partneriteteve dhe bursave universitare, përmes turizmit, udhëtimit, përmes mundësive të punësimit dhe tregtisë.
Dhe tani më lejoni t’ju kërkoj të gjithëve të ngrejmë një gotë dolli për Madhërinë e tij, Mbretin Karl I III-të. Për Mbretin!