Kurti niset për në Bruksel, por gjasat për takim me Vuçiç janë të pakta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të marrë pjesë në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrel në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti deklaron se do të kërkojë në Bruksel lirimin e 3 policëve, uljen e tensioneve dhe gjithashtu normalizimin e marrëdhënieve

“Gati për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, shkruan Kurtin.

Më herët, kreu i qeverisë së Kosovës deklaroi se e kushtëzon pjesëmarrjen në takimin e Brukselit pasi të informohet për gjendjen e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat speciale të Serbisë.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë një takim me kryeministrin Vuçiç në Bruksel, i cili më herët e ka mohuar pjesëmarrjen. Një gjë të tillë e përforcoi dhe i dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar, i cili tha se nuk do të ketë një takim mes Vuçiç dhe Kurtit këtë javë.

Share This Article