E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodríguez, dukej e lumtur teksa u bashkua me familjen e saj për një festë plot diell në bordin e një superjahti të enjten (22 qershor).
29-vjeçarja mahnitëse dukej sensacionale me bikini të gjelbra teksa përqafohej me të dashurin e saj futbollist 38-vjeçar.
Duke postuar në Instagramin e saj, Georgina dha një pasqyrë të udhëtimit argëtues, teksa ata qëndronin në anijen masive.
Cristiano ka djalin Cristiano Jr, 12 vjeç, dhe binjakët Eva dhe Mateo, pesë vjeç, të cilët i kishte para se të takonte Georgina, dhe ata janë prindër të vajzës Alana Martina, gjithashtu pesë vjeç, dhe foshnjës 13 muajshe Bella, të cilën e mirëpritën në prill vitin e kaluar.
Georgina pozoi me bikini në dy pjesët elegante që mburrej me një pjesë të sipërme trekëndore qw tregoi në mënyrë të përsosur fizikun e saj joshws.
Bukuroshja brune i ka mbrojtur sytë me syze tw zeza dhe e ka kompletuar ‘look’-un me një gjerdan diamanti dhe rubin.
Ndërkohë, Cristiano veshi një palë mbathje noti njëngjyrëshe “Dolce dhe Gabbana” teksa doli pa këmishë për të shfaqur fizikun e tij muskuloz.
Familja pozoi për një foto në pjesën e përparme të varkës përpara se lojtari portugez të shijonte një koktej në një shezlong.
“Dashuri”, ka shkruar Georgina në mbishkrimin e imazheve.
Modelja është me yllin e Al-Nassr që nga qershori i vitit 2016 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda.
Sipas raportimeve në Spanjë, Georgina besohet të ketë një marrëveshje “para martesës” me Cristianon nëse çifti ndahet.
Çifti u shfajësua nga ligjet saudite që parandalojnë çiftet e pamartuara të bashkëjetojnë në Mbretërinë kur Ronaldo bëri lëvizjen prej 200 milionë eurosh në Ligën Saudite Pro në janar të këtij viti.
Por pavarësisht se nuk janë të martuar ligjërisht, sipas TV Guia , janë vendosur marrëveshje mes çiftit nëse ata ndahen për të siguruar që Rodriguez të marrë mbështetje financiare.
Raportohet se marrëveshja do t’i dorëzojë pronësinë e shtëpisë së familjes në Madrid – La Finca – yllit të “I am Georgina” dhe Rodriguez do të marrë gjithashtu një pagë mujore prej 100 mijë eurosh për pjesën tjetër të jetës së saj.