“Mundo Deportivo” shkruan se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit duke nisur nga vitit 2024, ndërsa Reali i Madridit nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin. Ai besohet të jetë ish-lojtari i madrilenëve Xabi Alonso.
Ish-mesfushori e nisi karrierën e tij si trajner te skuadra e Leverkusen në Gjermani dhe puna e tij tërhoqi menjëherë vëmendjen e Florentino Perez, e cila e shoh atë si një miks i përsosur mes të shkuarës dhe të ardhmes.
Deri tani, trajneri italian nuk ka bërë një njoftim zyrtar, por konfirmimet për këtë lëvizje të bujshme kanë kohë që vijnë nga disa drejtime. Prej muajsh, drejtuesit e madrilenëve kanë skanuar alternativat e mundshme që ofron tregu dhe kjo gjë i ka çuar ata te një emër Xavi Alonso.
Pavarësisht mungesës së eksperiencës, Xabi e dërgoi skuadrën gjermane deri në gjysmëfinalen e Europa League në debutimin e tij, duke iu dorëzuar vetëm Romës së Mourinho-s.