Prigozhini i prin largimit të Wagnerit nga Rusia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhini, është larguar nga Rusia.

Në disa pamje të publikuara Prigozhini shihet i ulur në një automjet, ku për disa momente ndalet tek turma e njerëzve të cilët brohorisnin për të.

Ai ua shtrëngoi dorën disa qytetarëve, teksa dëgjohet duke u thënë “gjithë të mirat”, shkruan CNN.

Është hera e parë që Prigozhin është parë në publik që kur ai njoftoi se trupat e tij do të “ktheheshin prapa” nga Moska dhe do të ktheheshin në “kampet fushore”.

Siç raporton CNN, është e paqartë se ku po shkon Prigozhin aktualisht, por sipas marrëveshjes, ai pritet të shkojë në Bjellorusi dhe të mos përballet me asnjë akuzë penale.

Share This Article