Grabiti 30 mijë euro në këmbimin valutor/ Verifikohen dy punonjëset, dyshohet se ndihmuan autorin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit të grabitjes me armë të pikës së këmbimit të parave në zonën e Astirit.

Grupi hetimor dyshon se personi që hyri me një pistoletë në dorë me kapele dhe me një maskë mjekësore brenda ambienteve të exhchange mund të ketë pasur informacion mbi ekzistencën e shumës monetare.

Gjithashtu policia ka nisur verifikimet për dy punonjëset e pikës së këmbimit valutor që ndodheshin aty në momentin e grabitjes.

Gjatë ditës së djeshme policia ka marrë edhe deklarimet e tyre, të cilat kanë sqaruar përpara hetuesve të gjithë dinamikën..

Verifikimet kanë nisur me dyshimet, nëse ndonjë prej tyre ka bashkëpunuar me autorin nisur edhe nga dera që ka qenë e hapur për t’u futur autori lehtësisht në vendin ku ndodheshin paratë.

Autori dyshohet se për 1 munitë e 20 sekonda ka marrë të paktën 30 mijë euro dhe është larguar me një biçikletë.

Për gati 800 m nga vendi ku ndodhet exchange-i autori është survejuar nga kamera sigurie, por më pas ai humb gjurmët nëpër rrugicat dhe lagjet e Astirit.

Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që autori të ketë pasur bashkëpunëtorë dhe ndonjë automjet mund ta ketë pritur në këtë ambient pa kamera dhe e ka  larguar nga aty.

Share This Article