I riu u gjet i vdekur në rrugë, mediat spanjolle: Ishte vrarë! Viktima, dyshohet se është shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një i ri është gjetur i vdekur mbrëmë në një fermë në Rasquera të Spanjës, ndërkohë që dyshohet se bëhet fjalë për një shqiptar. Mediat spanjolle raportojnë se viktima, është rreth moshës 30-40 vjeç.

Ndonëse në fillim policia katalanase nuk dyshoi për ngjarje kriminale, eksperti mjeko-ligjor konfirmoi se bëhet fjalë për një vrasje.

Trupi i të riut, i cili ndodhej në një fermë pranë rrugës T-302, nuk kishte lëndime të jashtme, përtej disa gërvishtjeve. Nga hetimet paraprake, ka dyshime se vrasja është bërë për pazare droge. Ndërkohë pritet zbardhja e identitetit të viktimës, si dhe të personave që kanë kryer krimin dhe rrethanat e ngjarjes.

Share This Article