Reagimi qesharak i Vuçiqit pasi Policia e Kosovës e ndaloi djalin e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në Kosovë – është ndaluar nga Policia.

Ai u ndalua në dalje të autostradës, në fshatin Trudë.

Po ashtu i është hequr hequr bluza që përmbante mesazhe provokuese “dorëzimi nuk është opsion”.

Pas kësaj, Vuçiq është pyetur nga mediat serbe nëse vërtet e kanë ndaluar djalin e tij në Kosovë – ai ka thënë se e kanë bërë edhe në disa raste tjera.

“Kjo është puna e tyre. E ndaluan tri herë, ia kontrolluan veturën, e maltretuan. E përgëzoj Albin Kurtin për guximin e tij. Ai nuk është aq i guximshëm kur është me mua, por në rregull… Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti”, ka thënë Vuçiq.

Danilo Vuçiq ka marrë pjesë në festën e Vidovdanit, që këtë vit është mbajtur në Graçanicë.

Ai ishte i shoqëruar nga një grup serbësh dhe nga pjesëtarë të sigurimit.

Share This Article