Shqiptarët më shumë depozita në Euro

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vitet e fundit shqiptarët preferojnë gjithnjë e më shumë që të kursejnë në Euro, pavarësisht luhatjes së kësaj monedhe në tregun valutor.

Në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë vihet re se në një vit, nga Maji i vitit 2022 deri në Majin e këtij viti, kursimet në euro u shtuan me 1 miliard euro, ndërsa ato në lekë me vetëm 4 miliardë lekë, ose 37 milionë euro më shumë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë stoku i depozitave në total i individëve, institucioneve shtetërore dhe institucioneve të tjera jopublike arriti në rreth 11 miliardë euro në fund të muajit Maj.

Rritja e vazhdueshme e depozitave në Euro tregon qarkullimin e madh të kësaj monedhe, ndikuar dhe nga investimet e huaja, remitancat apo dhe numri i lartë i turistëve.

Ndërsa depozitat në Lekë zbritën në 542 miliardë lekë, me një tkurrje prej 0.24% me muajin e mëparshëm, ose 1.3 miliardë lekë më pak.

Nga ana tjetër, kreditimi i bizneseve ka shfaqur shenja gjallërimi në muajin Maj sipas Bankës së Shqipërisë, por gjithsesi për 5 muajt e parë të vitit tendenca është në rënie, duke reflektuar një ngadalësim të investimeve të sipërmarrjeve.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në Maj kredia e re për bizneset ishte 15.4 miliardë lekë, me rritje prej 10% në krahasim me muajin e mëparshëm dhe 13% më shumë se Maji i 2022.

Huaja e re që është dhënë për të gjithë sektorët e bizneseve ishte 67 miliardë lekë për Janar-Maj, me një tkurrje prej 6.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Share This Article