SHBA-ja do të vijojë të udhëheqë luftën kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS), pavarësisht tërheqjes ushtarake nga Siria, u shpreh sot shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.
”Mënyra e luftimit po ndryshon me humbjen territoriale thuajse të plotë të ISIS-it në Irak dhe në Siri”, theksoi ai para përfaqësuesve të 74 shteteve dhe pesë organizatave shumëkombëshe anëtarë të koalicionit kundër grupit xhihadist të mbledhur në Uashington. “Tani e tutje, konfrontimi ynë ushtarak nuk do të jetë detyrimisht në planin e parë, ndërsa njoftimi i bërë nga presidenti Trump se ushtarët amerikanë do të tërhiqen, nuk nënkupton fundin e luftës amerikane”, tha ai.